Majk Karpenter këshilltar i kandidatit demokrat Joe Biden një politikan serioz që njeh rrethanat ne Ballkan ka qasje jo korrekte kur thotë se Serbia edhe Kosova duhet të shpërblehen njësoi, shprehet drejtoresha e CEAS-së Jelena Miliç, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.
Për dallim nga Server apo Jozef që nuk ndikojnë më në krijimin e politikave, Karpenter që citohet nga mediet serbe është relevant, mendon ajo duke shtuar se Karpenter ka deklaruar se strategjia e Bajden për Serbinë është fokusimi për hyrje të Serbisë në BE, mbështetje të reformave në sundimin e ligjit, investime amerikane por qëllimin final i dialogut është njohja e ndërsjellë mes Kosovës edhe Serbisë.
Atë që Karpernter ka thënë, sipas Miliç është koleksion i gjërave të njëjta që nga viti 2000, ai niset nga ajo se për kompromis palët duhet të shpërblehen njësoi edhe Kosova edhe Serbia gjë që është absurde. Nuk është qasje e mirë sepse Serbia ka interesa legjitime që nuk kanë lidhje me “nacionalizmin” si bën Xhozef” mendon ajo.
Miliç mendon se Bajden paraqet politikën e vjetër të viteve 90-ta, që dallon nga klasa e re që nuk interesohen për intervenime dhe nuk ju interesojnë çështjet sociale. Kjo d.m.th. se Serbia duhet të vazhdoj politikën e gatishmërisë për bashkëpunim edhe kompromis hap pas hapi dhe forcim të iniciativave regjionale.
Ajo nuk beson se marrëveshja e Uashingtonit është miratuar pa bashkëpunim me partnerët evropian. “Mendoj se ka vend për lobim edhe përpjekje që Serbia mos të shikohet si në vitet 90-ta që është tendencë e Albright edhe Engel” tha ajo.
Lidhur me zyrën e ministrisë së mbrojtjes ruse në Serbi, ajo u shpreh se duhet të shihet si do të jetë hyrja e zyrtarëve rus në objektet ushtarake edhe objektet e veçanta në Serbi.