Lajçak: U bë edhe një hap drejtë marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit

Lajme

Lajçak: U bë edhe një hap drejtë marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit

Nga: F.B Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:44
Hyseni, Lajçak, Petkoviç

I dërguari special i BE-së për dialogun Lajçak ka publikuar në rrjetin social Twiter një porosi ku thotë se “sot është bërë edhe një hap tjetër drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit me mbajtjen e raundit të dytë të bisedimeve për kërkesat financiare dhe pasurinë mes Kosovës edhe Serbisë, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

“Kjo ishte hera e parë që si bisedues kryesor ishte Petar Petkoviç që u bashkua në shqyrtim” ka shkruar Lajçak në Tviter .

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ka shtuar se bisedimet mes delegacioneve të Kosovës edhe Serbisë do të vazhdojnë së shpejti.

Delegacioni i Beogradit i kryesuar nga Petkoviç mori pjesë në raundin e bisedimeve teknike me Prishtinën , që kryesohej nga koordinatori për dialogun Skender Hyseni.

Bisedimet teknike mes Beogradit edhe Prishtinës kanë vazhduar pikërisht një muaj pas takimit të parashikuar edhe të shtyrë të datës 28 shtator për shkak të izolimit të disa zyrtarëve të shërbimit evropiane në Bruksel.

Ai nuk ka shkruar detaje tjera rreth rrjedhës së bisedimeve, përveç njoftimit se është bërë një hap tjetër drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat