Vuçiq pas video-konferencës për Shengenin e vogël: Janë arritur marrëveshje me rëndësi

Lajme

Vuçiq pas video-konferencës për Shengenin e vogël: Janë arritur marrëveshje me rëndësi

Nga: F.B Më: 30 tetor 2020 Në ora: 17:33
Rama, Zev dhe Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Ministri i Financave Sinisha Mali, iu kanë adresuar opinionit pas video-konferencës për Shengenin e vogël, ku Vuçiq theksoi se janë arritur 3 marrëveshje pas të cilave vonesat në kufij maksimalisht do të shkurtohen, duke i cilësuar si rezultate për Serbinë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

“Kemi biseduar për kalimin e kufijve vetëm me letërnjoftime, për investimet e reja dhe projektet konkrete si dhe për llojet e odave ekonomike të regjionit”, tha Vuçiq.

Këto marrëveshje, sipas tij janë shumë të rëndësishme për Serbinë dhe interesat e saj financiare.

“U pajtuam që vendimet të formalizohen dhe thelb i kësaj është se ne jemi të vegjël, por edhe më të vegjël bëhemi nëse jemi vetëm. Ka kaluar koha kur bota ka kaluar mbi ne dhe kur nuk kemi kuptuar çka është ekonomia e fortë, Serbia do të ketë shkallën më të lartë të rritjes në 2020 pa rregullim të shifrave”, tha ai.

"Sonte marrim shifrat e tremujorit të tretë dhe do ketë ndërmjet -0,2 dhe +0.2, që do të thotë se do të jemi më të mirët në Evropë".

“Prandaj na duhet treg më i madh dhe më shumë ndërlidhje”, tha Vuçiq, duke shtuar se “është mirë që Evropa ngadalë po merr vetën, për fat ne jemi në këtë moment më të mirë në situatën ekonomike gjatë pandemisë”.

Ministri Mali nënvizoi se janë arritur marrëveshje të shkëlqyeshme, por Shengeni i vogël është baza e ardhmërisë së regjionit.

“Këto marrëveshja janë jashtëzakonisht me rëndësi, vetëm mendoni si do të duket regjioni kur kufijtë do kalohen me letërnjoftime dhe kamionët nuk do presin me orë. Çdo gjë do sjell rritje të standardit dhe mendoj se nga kjo Serbia do të përfitojë më së shumti”, tha Mali.

Ndërsa, Marko Çadezh nga oda ekonomike nënvizoi se marrëveshjet e nënshkruara do të sjellin zhvillim të ekonomisë në Ballkan.

“Matja e suksesit të iniciativës nuk është vetëm në dokumentet e nënshkruara, por në kompanitë dhe bashkësitë punuese që e dinë sa ju presin kamionët dhe cilat letra iu duhen për të menaxhuar me to”, tha ai, duke shprehur kënaqësinë edhe për lejet e punës.

“Kjo do të thotë se praktikisht kemi vendosur tregun e punës dhe shpresoj që edhe partnerët tjerë nga Ballkani t'i bashkohen kësaj", tha Çadezh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat