A e kreu Kujtim Fejzullahu i vetëm sulmin? Policia e Vjenës publikon të dhënat e fundit

Lajme

A e kreu Kujtim Fejzullahu i vetëm sulmin? Policia e Vjenës publikon të dhënat e fundit

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 16:32
Pamje nga Vjena

Policia vjeneze ka përditësuar të dhënat në lidhje me sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vjenë.

Sipas të dhënave të fundit, dy burra dhe dy gra kanë vdekur nga plagët pasi sulmuesi ka hapur zjarr në gjashtë lokacione në qendrën e qytetit.

“Dy burra dhe dy gra kanë vdekur pas plagëve të marra nga sulmuesi i cili ka hapur zjarr në gjashtë lokacione në qendër të Vjenës të hënën mbrëma. 22 persona tjerë janë të plagosur. Oficeri i policisë i cili është plagosur nga të shtënat është në përkujdesje shëndetësore dhe është duke u mjekuar. Një sulmues është vrarë nga njësia speciale i cili është identifikuar si 20-vjeçar me dyshtetësi(Austriake dhe Maqedone) i cili ka pasur të kaluar kriminale në lidhje me terrorizëm. Është ende e paqartë, nëse sulmuesi i dytë është në arrati, megjithatë është e mundur që sulmuesi ka qenë i vetëm. Përgjatë vazhdimit të hetimeve, janë bastisur 18 shtëpi dhe 14 persona janë arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë së Vjenës.

Në sulmin terrorist, të cilësuar nga autoritetet austriake, me motive islamike, kanë vdekur katër persona. Një nga sulmuesit është vrarë, e sipas mediave në Austri, është shqiptar i Maqedonisë Veriore. Të tjerët janë në kërkim. Në këtë artikull gjejini raportimet e fundit mbi sulmin në Vjenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat