Del fotografia ku terroristi i Vjenës Kujtim Fejzuli shihet i vrarë

Lajme

Del fotografia ku terroristi i Vjenës Kujtim Fejzuli shihet i vrarë

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 16:46
Pamje nga sulmi terrorist

Sulmuesi që vrau katër persona dhe plagosi 17 të tjerë në Vjenë u përshkrua të martën si një simpatizant 20-vjeçar i ISIS. Emri i tij është Kujtim Fejzuli, dhe është shqiptar me shtetësi të dyfishtë, Austri-Maqedoni Veriore.

Policia austriake arriti ta vrasë atë, pasi ai kishte vrarë dy burra dhe dy gra.

Mediat kanë publikuar foto të tij, duke përfshirë edhe një foto ku ai shihet i vrarë, i shtrirë në tokë, jo shumë larg viktimave të tij.

Kujtim Fejzuli– ishte dënuar me 22 muaj burg në prill 2019 sepse ai ishte përpjekur të udhëtonte në Siri për t’u bashkuar me ISIS. Atij iu dha lirimi i parakohshëm në dhjetor sipas ligjit për të miturit.

Image

Ai “ishte i pajisur me një jelek shpërthyes të rremë dhe një pushkë automatike, një pistoletë dhe një hanxhar për të kryer këtë sulm ndaj qytetarëve të pafajshëm”, tha Ministri i Brendshëm Karl Nehammer për agjencinë austriake të lajmeve APA.

Pesëmbëdhjetë shtëpi janë kontrolluar dhe disa njerëz janë arrestuar, tha Nehammer.

Autoritetet ende po përpiqeshin të përcaktonin nëse sulmuesë të tjerë ishin në arrati, ndërsa banorëve në kryeqytet u kërkohet të qëndronin në shtëpi të martën.

Zyrtarët shëndetësorë thanë se shtatë persona midis 17 të plagosurve ishin në gjendje të rrezikshme për jetën. Një nga të plagosurit është një oficer policie 28-vjeçar i cili me shumë gjasë e ka kaluar rrezikun për jetë, ka thënë Nehammer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat