Klosi: S’kam menduar që Jakupi mund t’kishte pasur në punën e tij, ngjarje kriminale aq sa të arrestohej

Lajme

Klosi: S’kam menduar që Jakupi mund t’kishte pasur në punën e tij, ngjarje kriminale aq sa të arrestohej

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 09:36
Fatos Klosi

Në kuadër të një operacioni nga Zyra e Prokurorit të Specializuar apo Gjykata Speciale për krime lufte me seli në Hagë të Holandës, policia e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës, për mbi 8 orë kanë kryer bastisje në shtëpinë e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Prishtinë dhe më pas e kanë arrestuar atë.

Kjo bastisje, sipas avokatit të tij nuk ishte e lajmëruar.

I ftuar në Spotlight , ish-drejtori I SHISH, Fatos Klosi është shprehur i habitur që Krasniqi është i pari i arrestuar. Ai e ka cilësuar këtë akt si një mesazh për të tjerë që sipas tij e meritojnë më shumë se ai.

Fatos Klosi: Asnjëherë se kam menduar që Jakupi mund të kishte pasur në punën e tij, ngjarje të tilla kriminale aq sa të arrestohej. E di me siguri që Jakupi, shumë pak dhe mbase aspak s’ka pasur kontakt me palën tjetër që të ketë patur problem. Pas lufte ka qenë në detyra të tilla që nuk I kanë dhën ëmundësinë që të kishte konflikte apo të përdorte autoritetin e postit të tij për të bërë gjynahet. Për të gjitha këto, kam menduar se ndoshta edhe me gjakngrohtësinë e tij, mund të ketë gabime, mund ta ketë përdorur detyrën për të arritur qëllime mbase dhe të paligjshme. Të arrestohet I pari nga të mëdhenjtë, Jakupi, për mua është e rëndë. Edhe mënyra si u zhvillua. Që në 6 të mëngjesit t’i shkosh në shtëpi dhe të qëndrosh deri në orën 2 aty në shtëpi duke e marrë në pyetje dhe menjëherë avokati deklaroi të niset në Hagë me urgjencë… Janë plot gjëra që sikur janë bërë të qëllimshme. Për t’ju dhënë një mesazh ca të tjerëve që mbase e meritojnë më shumë.

Alban Dudushi: Kush janë këta? Janë brenda asaj liste?

Fatos Klosi: S’kam ndërmend tani të them se kush janë dhe kush nuk janë, por Jakupin e di që e prisja të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat