Sela: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë për liri dhe mëvetësi

Lajme

Sela: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë për liri dhe mëvetësi

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 21:57
Ziadin Sela

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejtë për liri dhe mëvetësi, e përkrahur pa rezervë nga demokracitë perëndimore me në krye NATO për të ndalur gjenocidin që regjimi i Millosheviçit po kryente ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Serbia asnjëherë nuk është përgjigjur për krimet e kryera në Kosovë dhe askush nuk është dënuar për mijëra shqiptarë të vrarë dhe gra të përdhunuara në mënyrë sistematike. Andaj, zhvillimet e ditëve të fundit me arrestimin e ish-zyrtarëve të lartë të UÇK-së nën akuza të rënda për krime kundër njerëzimit janë tejet të dhimbshme sepse po krijohet përshtypja se viktima po zë vendin e agresorit.

Të bindur thellë në fisnikërinë e luftës së UÇK-së dhe me besim të plotë në institucionet e drejtësisë, urojmë që ish-udhëheqësit e UÇK-së të dëshmojnë pafajësinë e tyre dhe e vërteta historike të konfirmohet sa më parë.
Ky është një moment vendimtar kur forcat politike në Prishtinë duhet të unifikohen për të tejkaluar bashkërisht këtë sfide të jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat