Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, viktima gratë

Lajme

Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, viktima gratë

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur tri raste të dhunës në familje, ku viktima janë gratë.

Njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ku një persona ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj gruas së tij. Për çka policia e ka arrestuar të dyshuarin duke e dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Viktima f/k ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari m/k ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Edhe në Istog një grua ishte viktimë e dhunës. Ajo u sulmua nga bashkëshorti i saj, nga të cilat lëndime ajo mori edhe tretman mjekësor. Ndërkaq, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/k. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kurse në Gjakovë, është arrestuar një person, pasi që nën ndikim të alkoolit ka sulmuar dy femra.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy viktimat f/k. Të lënduarat kanë marrë tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat