U vra nga terroristët në Vjenë, flet daja i të riut shqiptar: Të nesërmen fillonte punë, e qëlluan në …

Lajme

U vra nga terroristët në Vjenë, flet daja i të riut shqiptar: Të nesërmen fillonte punë, e qëlluan në …

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 20:53
Nexhip Vrenezi

Daja i Nexhip Vrenezit, djalit 20-vjeçar që humbi jetën nga sulmi terrorist në Vjenë, Gajur Kaba, ka folur nga Struga për ngjarjen e trishtueshme.

Ai tregon se nipi i tij kishte dalë me shokët në një shesh të Vjenës, në momentin kur u qëlluan nga terroristët.

"Kishte dalë në një shëtitje me shokët. Ai ka lindur dhe është rritur në Vjenë, dhe mbeti viktimë. Ne ngjarjen e mësuam të nesërmen në mëngjes, të martën në mëngjes pas sulmit.

Familjarët u lajmëruan nga shokët e tij gjermanë atje. Ata e kanë ndjekur lajmin tërë kohën por nuk e dinin që djali të ishte viktimë e asaj ngjarjeje. Një nga shokët lajmëroi vëllain e Nexhipit, familja më pas ka shkuar në degët e policisë ku ka kërkuar sqarim se ata i thanë në fillim është i plagosur më pas nga plagët nuk mbijetoi.

Ai u vra mu në qendër, aty rrinte rinia, atentatori goditi aty. Plumbat e kapën në gjoks”, tha Kaba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat