Lufta kundër trafikimit me qenie njerëzore, policia kryen aksion në 17 lokale anembanë vendit

Lajme

Lufta kundër trafikimit me qenie njerëzore, policia kryen aksion në 17 lokale anembanë vendit

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 13:45
Foto Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Policisë së Kosovës, mbrëmë ka realizuar një plan operativ, me qëllim të hetimit, zbulimit dhe parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore.

“Ky plan është realizuar në kuadër të kampanjës vetëdijesuese me moton “Mos hesht, ndal trafikimin me njerëz”, me qëllim të marrjes së masave pro aktive në identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit.Zyrtarët policorë kanë kontrolluar 17 (shtatëmbëdhjetë) lokale në lokacione të ndryshme. Tri nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorët komunalë si dhe janë shqiptuar gjoba dhe vërejtje për mungesë të dokumenteve të punës”, thuhet në njoftimin për media.

Nga Policia e Kosovës u theksua se në këto lokale janë hasur 133 punëtorë, prej tyre 86 femra dhe 47 meshkuj.

“Nënshtetësia e këtyre punëtorëve është: 70 (shtatëdhjetë) kosovarë/e, 61 (gjashtëdhjetë e një) shtetas/e të Shqipërisë, 1 (një) Serbisë dhe 1 (një) Bullgarisë.Në lokalet e kontrolluara janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gjëra të ndaluara (sprej, shufër metalike) të cilat janë sekuestruar nga Policia.

Të gjithë shtetasit e huaj, në mungesë të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, janë referuar të trajtohen nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së.Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e çdo dukurie negative, përfshirë luftën e vazhdueshme kundër trafikimit me qenie njerëzore, me këtë rast falënderojmë qytetarët për bashkëpunim dhe i inkurajojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojë bashkëpunimi i tillë”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat