Çmimet e energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor: Më të lartat në Shqipëri dhe Mal të Zi, ndërsa më të lirat në Kosovë

Lajme

Çmimet e energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor: Më të lartat në Shqipëri dhe Mal të Zi, ndërsa më të lirat në Kosovë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 15:12
Foto Ilustrim

Çmimet mesatare të energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiak sipas EnC CPs- Komunitetit të Energjisë së Palëve Kontraktuese – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Moldova, Maqedonia Veriore, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia kanë rënë për 1.6% në 7.66 Euro cent/kWh. Megjithatë, çmimet mesatare të energjisë elektrike në industri janë rritur për 11% në 7.27 Euro cent/kwh.

Sipas raportit të ACER (Agjensise se BE-së për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë vitit 2019 – Shitja me Pakicë e Energjisë Elektrike dhe Mbrojtje Konsumatorit), çmimi për konsumatoret shtëpia kishte 2.8 herë më i ulët se në BE vitin e kaluar.

Energjia elektrike ka çmimin më të lartë në Shqipëri dhe Mal të Zi, ndërsa atë më të ulët në Kosovë.

Nga viti 2013 deri ne vitin 2019, çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiak në rajonin tonë, janë rritur për 15.8%, ndërsa çmimet industriale janë rritur mesatarisht për 12.8%.

Që nga viti 2013 deri në 2017, çmimet kanë zbritur për konsumatorët industrial në Ballkanin Pwrendimor. Mirëpo në vitin 2018 dhe 2019, ka ndodhur e kundërta.

Çmimet e konsumatorëve shtëpiak nuk janë rregulluar vetëm në Mal të Zi, shkruan Balkan Green Energy News.com.

Mali i Zi kishte ishte çmimet më të larta për energjinë elektrike shtëpiake (10.32 euro cents/ kWh) ndërsa më të lira ishin në Kosovë (6 euro cents/ kWh), duke përjashtuar Ukrainën.

Çmimet ne industri ishin më të lartat në Shqipëri 12.5 euro cents /kWh,dhe më të lirat në Kosovë, 5.2 euro cent/kWh.

Sipas këtij raporti, çmimet e konsumatorëve shtëpiak ishin të rregulluara në të gjithë Komunitetin e Energjisë së palëve kontraktuese, përveç Malit të Zi, i cili ndonjëherë rezultonte në vendosjen e çmimeve më poshtë se ato aktuale.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat