Kapen keq Genc Salihu e Eliza Hoxha: Send s’ke bërë, votoni ligjin e rimëkëmbjes ose dil prej aty dhe eja këndojmë

Lajme

Kapen keq Genc Salihu e Eliza Hoxha: Send s’ke bërë, votoni ligjin e rimëkëmbjes ose dil prej aty dhe eja këndojmë

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 10:43
Genc Salihu e Eliza Hoxha

Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Genc Salihu, ka bërë në orët e mbrëmjes një status, në lidhje me situatën aktuale politike në vend.

Ai ka shkruar se ka shokë në Facebook disa prej deputetëve të Kosovës, të cilëve dëshiron t’u parashtrojë pyetjen se pse nuk e kanë votuar ende projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, në saj të situatës pandemike në vitin 2020.

“Kam shokë e shoqe deputetë këtu në FB. PSE NUK JENI KAH E KALONI LIGJIN PËR RIMËKAMBJE?!”, shkroi Salihu në një status në Facebook.

E një përgjigje lidhur me këtë ai e mori nga këngëtarja Eliza Hoxha, e cila është edhe një prej deputeteve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

“Gjysma me Covid janë”, ka komentuar Eliza përbri këtij statusi – përgjigje kjo cila mesa duket nuk i ka pëlqyer Gencit, i cili më pas i ka sugjeruar asaj që ose të vazhdojë me përgjegjësi profesionin e deputetes, ose t’i kthehet këndimit.

“Eliza Hoxha oh, come on! Ai ligj është moti duke u sillë. Kape një megafon, mos u ndal deri të votohet! Ja dil prej aty, le atë punë krejt, hajde këndojmë”, ka qenë replika e Gencit.

Ndërkohë, arkitektja dhe këngëtarja Hoxha nuk e ka ndalur me kaq debatin, duke u shprehur se është pikërisht një diskurs i tillë ofendues ndaj personave me përgjegjësi, që e kanë sjell situatën në këtë gjendje.

“Mblidhi qeverinë në mundsh…e mandej … Ky diskursi ofendues si pak më parë na ka sjellë këtu…come on….zhag…këndojmë tërë ditën që don….kur t’i kuptoni rolet dhe përgjegjësitë drejt”, është kundërpërgjigjur Eliza.

Për fund, ka qenë Genci ai i cili e ka përmbyllur debatin virtual, duke i sugjeruar Elizës që të mos vazhdojë më me këtë diskutim.

“Çfarë diskursi ofendues bre? Lej tripat! A pe sheh situatën ti? Send s’ki bo! Plus, po gjen arsyetime kot. Ti mendon se do na bëje një favor duke votuar këtë gjë, jo, ju thjeshtë do të bënit punën tuaj! Të lutem mos fol më se po më kërset filmi mandej. Kursem”, ka përfunduar Genci në replikën ndaj këngëtares dhe deputetes së PDK-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat