Pandeli Majko: Turqia po armatos Serbinë, Kosova na ka ne

Lajme

Pandeli Majko: Turqia po armatos Serbinë, Kosova na ka ne

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 14:27
Pandeli Majko

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç kërcënoi hapur me luftë Kosovën dhe shqiptarët duke marrë si shembull atë që ndodhi në Nagorni Karabakh mes armenëve etnikë dhe Azerbajxhanit. Vuçiç tha se mes serbëve dhe shqiptarëve ka një konflikt të ngrirë dhe ai mund të shkrijë duke sjellë pasoja të rënda.

Një deklaratë e tillë riktheu kujtimet e pak më shumë se 20 viteve më parë kur forcat serbe masakronin shqiptarët në Kosovë, ndërsa Vuçiç bënte zëdhënësin e Millosheviçit.

Pandeli Majko është një ndër personazhet e rëndësishëm të ngjarjeve të rënda të asaj kohe, ku në detyrën e kryeministrit iu desh të përballej me një krizë si ajo e Kosovës, me dhjetëra mijëra të shpërngulur që u nevojitej kujdes dhe ushtrinë serbe që kishte hyrë në kufi.

 

Ajo që Majko tha në ABC ka rikthyer debatin nëse Turqia është apo jo aleati ynë strategjik ndërkohë që furnizon me dronë vrasës Serbinë, ndërsa këtu kërkon mbyllje shkollave.

Majko për dronët turq në Serbi: “Ne kemi tre marrëdhënie strategjike që kanë të bëjnë me tre fqinjët tanë të rëndësishëm, Turqia ka një distancë, por ne e konsiderojmë distancë goxha të afërt. Kemi të bëjmë me Italinë, Greqinë dhe Turqinë. Turqia po furnizon me armatim Serbinë, po e dimë, mendoj se secilido e kupton që ne mbajmë shënim.

Në memorien e marrëdhënieve shqiptaro-turke kjo regjistrohet. Kaq. Do të mbetet e shkruar në memorien shqiptaro-turke, nuk thash po e shpallim armike Turqinë”,  tha ai.

I pyetur nëse e shqetëson armatimi i Turqisë, Majko theksoi se “Furnizuesi i parë i Serbisë është Rusia. Në panik nuk duhet të jemi, sikur kanë ata miqtë e tyre, kemi edhe ne miqtë tanë”

Nëse do të ketë një konflikt si në Nagorni-Karabakh, trupat serbe do të përballen me trupat e NATO-s. Dhe po bëri vaki që të ndodhë kjo histori që do të thotë ripërsëritje e luftës së Kosovës, po ju them që shqiptarët të organizuar dhe të paorganizuar, do të bëjnë një gjë që s’e kanë bërë as herën e kaluar.

Dhe këtë Serbët duhet ta dinë shumë mirë. Kur shqiptarët fituan një luftë me NATO, pa pasur shtet, pa pasur ushtri, pa pasur strukturat shtetërore, imagjinoni se çfarë bëjnë duke e pasur Kosovën.

Nëse hapet videoja klikon për ta parë në Youtube!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat