“Vuçiq kujdes! Kosova është në duart e sigurta të Ministrit Anton Quni”

Lajme

“Vuçiq kujdes! Kosova është në duart e sigurta të Ministrit Anton Quni”

Nga: A.Zh Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 22:35
Anton Quni

Opinionisti Sulejman Mehazi, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se nëse nuk mund të ketë zgjidhje përmes dialogut, mund të ketë luftë me Kosovën.

Mehazi ka thënë se mbrojtësi më i madh i shtetësisë së Kosovës është Ministria e Forcave Mbrojtëse të Kosovës - Ushtria e Kosovës.

Reagimi i tij i plotë:

Jo, jo nuk do të luftojnë “heronjtë” e Facebook-ut me Vuçiqin, po as kaçakët e maleve të llojeve të Thaçit e Veselit, po Forcat e sistemuara, të rregulluara e të disiplinuara profesionale ushtarake e policore të Republikës së Kosovës!

Ka kaluar koha e kaçakëve "heronj", patriotizmi më i madh mbrojtës i shtetësisë së Kosovës është Ministria e Forcave Mbrojtëse të Kosovës - Ushtria e Kosovës e kurrsesi Thaçi, Veseli, Krasniqi, Haradinaj, Selimi etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat