Kjo është shuma e parave që hajnat grabitën dje në bankomatin e BKT-së në Prishtinë

Lajme

Kjo është shuma e parave që hajnat grabitën dje në bankomatin e BKT-së në Prishtinë

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 09:59
Hajnat

Gazeta dje raportoi se rreth orës 05:30 në “Rrugën B” në Prishtinë, dyshohet se ka ndodhur një grabitje në një bankomat të bankës BKT duke përdorur eksploziv  nga persona të armatosur, të cilët  kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një roje të bankës.

Lidhur me këtë rast Gazeta mëson se hajnat kanë arritur të grabisin 50 mijë euro.

Burimet bëjnë me dije këto para janë deponuar në këtë bankë para më shumë së një jave.

Lajmin për grabitje dje e ka konfirmuar për Gazetën zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se nuk ka persona të lënduar, gjersa hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat