Ekspertët serb të sigurisë: Siguria e serbëve në Kosovë u përkeqësua pas arrestimeve që bëri Specialja

Lajme

Ekspertët serb të sigurisë: Siguria e serbëve në Kosovë u përkeqësua pas arrestimeve që bëri Specialja

Nga: F. B. Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 15:57
Gjykata Speciale

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Miroslav Bjegoviç ka thënë për “Kosovo-online “ se siguria e serbëve në Kosovë është përkeqësuar pas arrestimit të liderëve të UÇK-së dhe dërgimit të tyre në Hagë, për çka pret reagim të shtuar nga KFOR dhe EULEX, transmeton “Bota Sot”.

Kjo sipas tij ilustrohet me tabelën reklamuese me stemën e UÇK-së, frikësimin e familjes Trajkoviç në Graçanicë dhe kulmimin me përpjekjen e djegies së flamurit serb te lapidari i Millosh Obiliqit, që kanë qëllim frikësimin e banorëve serb që mos të dëshmojnë n[ë Gjykatën e Hagës për krime të UÇK-së.

"Me akuzat për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte dhe dërgimin e Thaçit,. Veselit, Krasniqit e Selimit në Hagë është përkeqësuar siguria e serbëve posaçërisht e atyre që ishin pjesë rezervë e Ushtrisë së Jugosllavisë dhe ishin të mobilizuar në mbrojtjen kundër UÇK-së, që u quajt terroriste edhe nga vetë ShBA”, tha ai.

Më pasi ai shtoi se pikërisht për këtë ka provokime ndaj serbëve dhe KFOR e EULEX duhet të reagojnë fuqishëm në përmbushjen e obligimit për siguri. Serbët janë dëshmitar të shumë krimeve të kryera në Kosovë dhe mënjanimin e dëshmitarëve pa marr parasysh nacionalitetin.

“Kjo situatë ka ngjall frikë për dëshmitarët në procesin e Hagës. Haga iu ka drejtuar apel të gjithë atyre që kanë dëshmi të i japin ato, por konsideroj se pak të tillë do ta bëjnë atë. Mbesim me shpresë se dënimi i merituar do i kap të gjithë”, tha Bjegoviç.

Eksperti i sigurisë  Milan Petriç vlerëson se ndodhitë e reja në Garçanicë duhen parë si provokim direkt.

"Individë të caktuar dëshirojnë të nxisin reagim të serbëve me shkatërrimin e simboleve dhe shenjave kombëtare. Pastaj përsëri do të kukasin në BE edhe ShBA për “intervenim kundër serbëve të shthurtë” . Është mirë që serbët në Kosovë po tregojnë maturi dhe kanë durim në këto sfida të rënda. Nga ana tjetër është e qartë se ata humb in legjitimitetin në bisedime, sepse njerëzit kryesor i kanë me akuza për krime”, tha Petriç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat