Zaimi godet Ramën për mesazhin ndaj Mihajlloviçit

Lajme

Zaimi godet Ramën për mesazhin ndaj Mihajlloviçit

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 14:52
Arbër Zaimi

Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së VV-së, thotë se Sinisha Mihajlloviçi ishte përkrahës i madh i Millosheviçit, e shok për kokë me Arkanin. 

Sipas tij, Rama i ka shkruar mesazh personal, në emër të miqësisë së përbashkët me Vuçiçin dhe pasionit për Dorian.

Arbër Zaimi, tha se kështu i krijon lidhjet me kriminelët Rama.

"Një mik i përbashkët diku, një pasion i cekët diku, pa vari hejbet drejtësisë apo viktimave...

Ky është themeli i korrupsionit të tij, pra i njëjti themel me antikombëtarizmin. Se jo vetëm Rama, por kushdo qoftë, pse të mos korruptohet nëse nuk e ka ndjenjën e dashurisë dhe përgjegjësisë për kombin? Në emër të parimeve abstrakte, të moralit individual, apo nga frika e ligjit?", ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat