“Amaneti” i Irinejt akuzon shpikësit e dialogut me Serbinë

Lajme

“Amaneti” i Irinejt akuzon shpikësit e dialogut me Serbinë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:18
Irinej dhe Vuçiq

Dialogu ka qenë proces i vdekur që në lindje, ngaqë Serbia nuk pranon të njohë Kosovën sipas të gjitha gjasave pa një konçension të madh territorial, që ata e kanë në strategjinë e Akademisë Serbe të Shkencave që në kohën kur Kosova i ka ikur nga duart Beogradit.

Aleksandër Vuçiç deklaroi në ceremoninë funebre për Patriarkun Irinej se ai i paska lënë një amanet që të mos e lëshojnë Kosovën, e nëse nuk e mbajnë dot, të paktën mos ta njohin si shtet. E Vuçiç, u betua se do ta përmbushë amanetin e kreut të Kishës Ortodokse Serbe.

E ky qëndrim, nuk është gjë tjetër, veçse një akuzë direkte për vitet dhe energjitë e humbura nga elita politike e Kosovës, në një proces të kotë dhe siç rezultoi në vite të padobishëm.

Në fund të fundit, Kosova nuk se ka humbur nga mos njohja e Serbisë, pasi dihej që kjo do të ndodhte që në fillim, por Kosova ka humbur, ngaqë i ka varur shpresat e kyçjes së saj në porocesin e integrimit euroatlanantik, pikërisht tek dialogu me Beogradin.

E siç e tha edhe Vuçiç, dialogu paska qenë vetëm “loja” për të fituar kohë Beogradi e për të realizuar atë çfarë donte e kjo po vihet re edhe nga procesi i nisur në Gjykatën Speciale ndaj krerëve të Kosovës.

Dialogu ka qenë proces i vdekur që në lindje, ngaqë Serbia nuk pranon të njohë Kosovën sipas të gjitha gjasave pa një konçension të madh territorial, që ata e kanë në strategjinë e Akademisë Serbe të Shkencave që në kohën kur Kosova i ka ikur nga duart Beogradit.

I vetmi proces që mund të detyrojë Serbinë të njohë Kosovën, është një kërkesë e prerë e qartë nga komuniteti ndërkombëtar, posaçërisht nga SHBA dhe BE, kërkesë që mund të dalë edhe nga një konferencë ndërkombëtare e Fuqive të Mëdha për Kosovën.

Një proces që duhet të ishte gatuar që në fillim i tillë, ngase Prishtina zyrtare, pra aktorët politikë të saj nuk kanë pasur një strategji të qartë, të plotë, me disa skenare hyrjeje, daljeje, apo skenare rezervë që të manovrohet në rast rreziku.

Ka pasur vetëm një dhe vetëm një taktikë të vogël meskine që Hashim Thaçi, të futet vetëm në proces që më pas të marrë të gjitha meritat. Po ca janë serbët budallenj? Që të jepnin një gjë kaq lehtë? Natyrisht që jo!

Logjika deri tani e hedhur nga Vetëvendosje që nuk ka dialog por vetëm çështje për të biseduar në bazë të problemeve që Kosova ka me Serbinë, duke nisur nga të zhdukurit ka qenë më e qarta deri tani. Pra për çdo çështje të zgjidhur të arrihet në pikën pasardhëse, deri sa të arrihej në zgjidhjen e sa më shumë çështjeve të mundshme.

Dhe kur flasim për çështje, nuk bëhet fjalë për gjërat burokratike siç janë targat e mjetet e identifikimit, pasi ato nuk janë jetike për Kosovën. E cila mbijetesën e saj ekonomike, apo të lëvizjes së njerëzve e kapitaleve që në fillim nuk duhet ta kishte varur nga Serbia.

Hyrja në një proces pa një strategji dalje, është një gafë e rëndë, pasi jo një politikan, por shteti i Kosovës, do të duhej të kishte një platformë të plotë e të qartë të sjelljes me Beogradin dhe kërkesën karshi ndërkombëtarëve.

Sot është shumë vonë, por sërish nuk mund të rrihet në vend numëro në një process zvarritës me një hap para e dy hapa prapa. Serbia nuk duhet të kondicionojë shtetin e Kosovës, që të paktën e njohin të gjitha Fuqitë e Mëdha Perëndimore.

Ajo që tha Vuçiç dje është një akuzë e madhe ndaj Hashim Thaçit, e të gjithë kryeministrave të tjerë të Kosovës që janë kyçur në këtë dialog pa kuptim që nga Mustafa e deri tek Avdullah Hoti. Ja për këtë duhet të dënohen ata, e në radhë të parë nga populli i Kosovës me votë, mundësisht sa më shpejt…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat