Cakaj takohet me Shaip Kamberin: Së shpejti me projekte konkrete në mbështetje të Luginës!

Lajme

Cakaj takohet me Shaip Kamberin: Së shpejti me projekte konkrete në mbështetje të Luginës!

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 09:25
Cakaj takohet me Shaip Kamberin: Së shpejti me projekte konkrete në mbështetje të Luginës!

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës, Gent Cakaj, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare FB ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me politikanin nga Lugina, Shaip Kamberi.
Ai ka thënë se kanë biseduar për procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ky është postimi i tij:

Edhe një takim shumë i dobishëm me një prej përfaqësuesve të dalluar politik të Luginës së Preshevës, z. Shaip Kamberi !

Biseduam edhe për ndërmarrjen e disa veprimeve shtesë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Po ashtu, shprehëm shqetësimin e thellë për një numër procesesh gjyqësore ndaj shqiptarëve, vetëm e vetëm për shkak të përdorimit të hapur të simboleve kombëtare.

Shihemi së shpejti me disa projekte konkrete në mbështetje të Luginës së Preshevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat