Stoltenberg bisedoi me Biden për forcimin e lidhjeve mes ShBA-së dhe NATO-së

Lajme

Stoltenberg bisedoi me Biden për forcimin e lidhjeve mes ShBA-së dhe NATO-së

Nga: F.B Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 10:28
Stoltenberg

Sekretari gjeneral i Aleancës së NATO-së Jens Stoltenberg ka biseduar me presidentin e zgjedhur amerikan të ShBA-ve demokratin Joe Biden për herë të parë nga zgjedhjet amerikane dhe e ka uruar atë për fitore , ka kumtuar zyra e NATO-së, transmetonë “Tanjug” dhe “Bota Sot”.

Stoltenberg ka uruar Biden për fitore në zgjedhje dhe e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që ai i ka dhënë NATO-së dhe raporteve trans-atlantike” thuhet në kumtesën pas bisedës që transmetohet nga “Politiko” në Bruksel.

Si njofton ky agjension, Stolteberg ia ka transmetuar presidenti të ardhshëm Biden kënaqësinë bashkëpunimit të afërm në të ardhmen dhe forcimin e lidhjes mes Evropës dhe Amerikës Veriore si dhe përgatitjen e Samitit të anëtarëve të NATO-së që planifikohet tl mbahet në vitin që vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat