Policia e Kosovës sërish institucioni që qytetarët i besojnë më së shumti

Lajme

Policia e Kosovës sërish institucioni që qytetarët i besojnë më së shumti

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Në çdo raport apo statistikë të publikuar nga institucionet vendore që merren me hulumtimin e opinionit publik, Policia e Kosovës gjithmonë rezulton të jetë institucioni më i besueshëm në vend.

Njëjtë ka ndodhur edhe në raportin e fundit të publikuar nga Qendra Kosovare për Studimet të Sigurisë (QKSS).

Sipas këtij raporti në pyetje e parashtruar ndaj respondentëve, rezulton që Policia e Kosovës ka besueshmërinë më të madhe nga qytetarët me 47 për qind.

E dyta radhitet ushtria e Kosovës, saktësisht FSK-ja me 17 për qind.

Në fund të listës renditet komunat, institucionet e drejtësisë, ato arsimore dhe partitë politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat