Daçiq: Nuk pres ndryshime ekstreme në qëndrimin e Amerikës për dialogun

Lajme

Daçiq: Nuk pres ndryshime ekstreme në qëndrimin e Amerikës për dialogun

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:44
Ivica Daçiq

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se nuk pret “ndryshime ekstreme” në qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, pasi Joe Biden u bë president i SHBA-ve.

Daçiq thotë se pret që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë mbështetjen e dialogut edhe kur Joe Biden ta marrë presidencën.

Madje Daçiq u pyet se a pret që dialogu me Prishtinën të ngrihet në një nivel më të lartë vitin e ardhshëm dhe si i sheh ai ndryshimet në administratën amerikane, në lidhje me dialogun.

Daçiq theksoi se dialogu në Bruksel filloi gjatë administrimit para Donald Trumpit, në një kohë kur Joe Biden ishte nënkryetar i Shteteve të Bashkuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat