E parashikon vdekjen e tij, ky është reagimi i Çun Lajçit

Lajme

E parashikon vdekjen e tij, ky është reagimi i Çun Lajçit

Nga: N.Sh Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 21:47
Çun Lajçi

Edhe me vdekjen e personazheve të njohura tek ne në Kosovë kanë filluar të bëjnë shaka.

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar ndaj një paralajmërimi për vdekjen e tij në një faqe barcoletash në Facebook.

Ky paralajmërim është bë pas vdekjeve të shumë artistave shqiptarë që ndodhën këtë vit.

Një një postim që ka rishpërndarë Lajçi në Facebook, paralajmërohet vdekja e këtij të fundit pas ndarjes nga jeta të arstistëve Nexhmije Pagarushës, Adem Mikullovcit e Ismet Pejës këtë vit.

E kjo si ka pëlqyer aspak aktorit Lajçi.

“Sa mirë kur vënë bast për ty, e lirisë i zbritet çmimi. Eh sa kingji shkon para dashit”, ka shkruar Lajçi sipër fotografisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat