Vuçiq: Gjenden eshtrat e 15 personave në Rashkë, besojmë se në Gjakovë ka serbë të varrosur!

Lajme

Vuçiq: Gjenden eshtrat e 15 personave në Rashkë, besojmë se në Gjakovë ka serbë të varrosur!

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 09:16
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka konfirmuar se janë gjetur eshtrat e 15 personave nga gërmimi në Rashkë të Serbisë.

Aksioni për gjetjen e eshtrat të këtyre personave, sipas Vuçiqit, nuk u bënë pa dijeninë dhe miratimin e autoriteteve serbe.

Tutje, Vuçiq shpjegoi se Beogradi zyrtar, gjatë bisedimeve në Bruksel, kishte insistuar që të bëhet kërkimi i eshtrave të të gjithëve.

“… por gjithashtu kërkuam që gërmimet të kryheshin në pesë lokacione në Kosovë dhe veçanërisht Metohi. Beogradi beson se ka serbë të varrosur në atë pjesë.

“Ne u thamë atyre se ishte absolutisht e papërshtatshme në këtë moment, por që nëse ata do të donin, unë do të shkoja i pari në veri, dhe për shtatë ditë do të shkoja duke gërmuar në afërsi të Gjakovës. Meqenëse na dërguan një letër, ne u dërguam atyre një letër”, u shpreh Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat