Reagon edhe Vulin për deklaratën e Ministres së Jashtme: Ajo të sqaroj rolin e Thaçit në vrasjet e serbëve

Lajme

Reagon edhe Vulin për deklaratën e Ministres së Jashtme: Ajo të sqaroj rolin e Thaçit në vrasjet e serbëve

Nga: F. B. Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 20:39
Vulin

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Vulin ka reaguar sot në deklaratën e ministres së jashtme Meliza Haradinaj Stublla.

“Para se të përmend emrin e Vuçiqit duhet të sqaroj rolin e presidentit Thaçi në vrasjen e serbëve dhe shitjen e organeve”, ka thënë ai.

“Para se të kërkoj falje nga serbët, Stublla në gjunjë duhet të flet emrat e fëmijëve serb të pushkatuar në Gorazhdec dhe Grackë”, ka thënë Vulin, me rastin e deklaratës së Haradinajt-Stubllës se “Vuçiq nuk do lejohet të vizitoj Kosovën pa kërkuar falje për gjenocidin ndaj popullit të saj dhe para vënien e kryesve para ligjit”.

Ai ka shtuar se politikanët në Prishtinë duhet të “ndalojnë të gënjejnë vetën edhe bashkëkombësit e vetë se ata ishin viktimat e vetme në luftën e Kosovës” .

"UÇK ka kryer aq krime ashtu që edhe vendet që me bomba tentuan të krijojnë Kosovën e pavarur, u dashtë të formojnë gjykatë të veçantë për ata. Nuk bëhen gjykata për viktima edhe për luftëtarë për liri, por për vrasës edhe kriminel, po”, nënvizoi Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat