A u prishën këtu raportet Kurti-Rama, kur kreu i Vetëvendosjes tha këto fjalë për Baton Haxhiun?

Lajme

A u prishën këtu raportet Kurti-Rama, kur kreu i Vetëvendosjes tha këto fjalë për Baton Haxhiun?

Nga: D.RR Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 20:49
Albin Kurti, Baton Haxhiu dhe Vjosa Osmani

Çarja e raporteve në mes të Albin Kurtit dhe Edi Ramës, u vërejtën qartë kur Kurti si kryeministër i Kosovës shkoi për vizitë në Tiranë dhe nuk gjeti pritje të ngrohtë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan “Bota sot”.

Për shkak të afërsisë së madhe të Albin Kurtit me Vjosa Osmanin, edhe kjo e fundit nuk u prit në mënyrë vllazërore nga Edi Rama në vizitën e para pak ditëve që bëri atje.

Mirëpo si duket çarja e Edi Ramës me krahun e Albinit dhe Vjosën ka origjinë në një deklaratë të kreut të VV-së në fillimin e vitit 2019.

Albin Kurti në një intervistë te Edi Krasta, kritikoi në mënyrë të ashpër Baton Haxhiun, duke ia përmendur fillimisht postin si ndërmjetësues i Jovica Stanishiqit me Mahmut Bakallin, e pastaj si ndërmjetësues i Vuçiqit dhe Thaçit, e pastaj tha se Baton Haxhiu ka ndikim të madh e të fuqishëm të Edi Rama.

Kurti thoshte se është enigmatike fuqia e Baton Haxhiut mbi Edi Ramën, teksa shtonte se është misterioze për të se si një njeri i urryer në Kosovë si Baton Haxhiu, të ketë ndikim të madh në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat