Berisha: Passwordin e Facebook-ut tim nuk e ka askush, as gruaja ime

Lajme

Berisha: Passwordin e Facebook-ut tim nuk e ka askush, as gruaja ime

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:49
Zafir Berisha

Zafir Berisha, koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, edhe njëherë ka kërkuar nga qytetarët që mos të mos ta ndajnë passwordin e Facebook-it me personat tjera.

I ftuar në emisionin Frontal, ai tha se passwordin e Facebook’ut të tij e ka veç ai.

Berisha tha se passwordin nuk ja ka treguar as gruas së tij, e as ajo nuk ia treguar atij.

“Vetëm unë e di passwordin tim. Tani jam i bindur se edhe passwordi është i rëndësishëm. Është diçka personale. S’kemi pas ndonjë kërkesë të ndërsjellët në këtë drejtim. Ajo e ka të vetin unë timin. S’ka ndonjë arsye për ta shkëmbyer”, tha ai.

Ai tha tutje se qytetarët duhet të kenë kujdese e të mos ekspozojnë detaje personale pasi mund të jenë pre e rreziqeve kibernetike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat