Kthimi i mërgimtarëve, deri në tre orë pritje në Merdare

Lajme

Kthimi i mërgimtarëve, deri në tre orë pritje në Merdare

Më: 9 janar 2021 Në ora: 19:30
Ilustrim

Bashkatdhetarët që vizituan Kosovën për festat e fundvitit, po vazhdojnë të kthehen në vendet e ndryshme ku jetojnë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare, konkretisht në dalje ndodh të krijohen pritje të gjata.

Në dalje të pikës kufitare në Merdare pritjet janë deri në 3 orë derisa janë krijuar kolona deri në 500 metra.

Ndërkohë në kalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, pritjet kalojnë një orëshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat