Sipas medieve serbe Komisioni Evropian shpreh mospajtim me deklaratën e Haradinajt për referendumin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë

Lajme

Sipas medieve serbe Komisioni Evropian shpreh mospajtim me deklaratën e Haradinajt për referendumin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë

Nga: F.B Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:44
Ramush Haradinaj

Mediet serbe i kanë dhënë publicitet reagimit të shkurtër të Komisionit Evropian për mospajtim ndaj deklaratës së ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Hardinaj për referendumin për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Gazeta serbe shkruan se përfundimisht Evropa ka reaguar në deklaratën e Haradinajt, duke nënvizuar se “Nuk ka asgjë nga ëndrra për Shqipërinë”.

“Komisioni Evropian (EK) ka shprehur sot mos-pajtimin me deklaratën e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, që të hënën ka deklaruar se nëse Kosovës nuk i lejohet përparimi drejtë BE-së, NATO-së dhe anëtarësimit në OKB, duhet organizuar referendum për bashkimin me Shqipërinë në shtetin e përbashkët deri 2025” thuhet shkurt në kumtesën e KE-së.

Mediet edhe zyrtarët serb e kanë komentuar deklaratën e Haradinajt si vazhdimësi të projektit për “Shqipërinë e Madhe” që ekziston që nga Lidhja e Prizrenit, ndërsa Vuçiq dje ka kërcënuar se nëse kjo ndodhë, ata kanë përgjigjen adekuate, duke mos saktësuar cili do të jetë veprimi i Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat