Vuçiq: Do të na shantazhojnë me formimin e “Shqipërisë së Madhe”

Lajme

Vuçiq: Do të na shantazhojnë me formimin e “Shqipërisë së Madhe”

Nga: F.B Më: 24 janar 2021 Në ora: 12:58
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, deklaroi se pret që në zgjedhjet pasuese në Kosovë, të fitojnë forcat politike që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë, ndërsa pastaj do të pasojë presioni që Serbia të pranojë Kosovën, njofton “TV Prva”, transmeton “Bota Sot”.

"Gjithsesi do të fitojnë forcat që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë. Haradinaj është njeri i rrezikshëm. Këtë e tha, sepse Kurtit i duhet një parti shqiptare për të fituar shumicën dhe Haradinaj po shtyhet që ai të jetë ai dhe të zgjidhet president i Kosovës. Do të kishit aty një lloj koalicioni për Shqipërinë e Madhe. Ndërsa, pastaj do të nisin të na shantazhojnë me Shqipërinë e Madhe dhe do të thonë ta pranojmë Kosovën. Me atë ide do të na vijnë edhe të jashtmit”, tha Vuçiq.

Në konstatimin se Haradinaj veç po përmendet se kjo duhet të jetë kompromisi, Vuçiq u përgjigj se nuk e shqetëson se çka thonë politikanët e Prishtinës, por ajo se me atë ide do të vijnë edhe të huajt.

“Kjo është ajo që mund të them dhe që pres të ndodhë. Na pret një pranverë jashtëzakonisht e vështirë, vera dhe vjeshta, por do të përpiqemi të luftojmë”, tha presidenti i Serbisë për TV Prva.

Duke komentuar deklaratën e analistit amerikan Daniel Server se ai nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës, Vuçiq tha se kjo është e saktë.

"Server ka deklaruar se kjo nuk do të ndodhë, se nuk do ta pranojë Kosovën. Pasi e di sa jam përgjegjës, ai llogarit në disa tjerë, e di sa unë tepër përgjegjës”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat