Kryhet operacion i rrallë në kirurgjinë vaskulare në QKUK

Lajme

Kryhet operacion i rrallë në kirurgjinë vaskulare në QKUK

Më: 30 janar 2021 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK është realizuar një operacion i rrallë.

Doktori i klinikës, Elmi Olluri, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, se diçka e rrallë në trupin e njeriut.

I lindur në vitin 1922, dhe duke hezituar deri tani që të bëj operacion, ka bërë që këtij të moshuari të zhvillohen dy aneurizma në të njëjtën këmbë.

Ky është postimi i plotë i doktorit:

“Diç e rrallë në trupin e njeriut!

Por mosha 1922 i lindur, dhe hezitimi deri tani për operacion bën që  te ky i moshuar 100 vjeqar të zhvillohen dy ANEURIZMA  në të njëten gjymtyrë( këmbë).

Aneurizma e arteries profuna femoris (APF)dega e saj e dyte me dimenxione 5×4 cm

Dhe Aneurizma e arteries femorale superficiale( AFS) qe kishte përfshi edhe arterien politea (AP) deri edhe  trungun TP ,me dimenxione 11x 4,8 cm

Jan raste te rralla në literaturë ose edhe e vetmi i këtij tipi kur merr për bazë lokalizimin, dimenxionet dhe përfshirja e disa arterive ?!

Këto raste shoqrohen me vdekje të larta , por edhe me 70-80% të humbjes së ekstremitetit ( këmës)

Pacienti ynë e përballoi mirë këte operacion edhe kemba e tij shpëtoi!

Këtë e bën të mundur  Anesteziologët e QKUK dhe ekipi i kirurgjise vaskulare në QKUK.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat