Nënkryetari i Kuvendit malazez Bulajiç e quan turpin dhe poshtërimin më të madh të Malit të Zi njohjen e Kosovës

Lajme

Nënkryetari i Kuvendit malazez Bulajiç e quan turpin dhe poshtërimin më të madh të Malit të Zi njohjen e Kosovës

Nga: F.B Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 23:26
Strahinja Bulajiç

Nënkryetari i Kuvendit malazez dhe deputeti i Frontit demokratik Strahinja Bulajiç ka deklaruar se njohja e “shtetit të rrejshëm të Kosovës” dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë janë turpi dhe poshtërimi më i Madh i Malit të Zi në historinë e ekzistimit të saj, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota sot”.

Ai në një intervistë për median malazez tha se pret që Mali i Zi do ndërtojë raporte miqësore me Serbinë, që e quajti më të rëndësishmen, më të fuqishmen ekonomikisht dhe më perspektivën në regjion.

Në pyetjen nëse është natyrale që Mali i zi të ndërtojë së pari raporte me Serbinë pastaj me tjerët ai u përgjigj me kundër-përgjigje: “Po pyesni a është natyrale që vëllai të jetë me vëlla? A është natyrale që vëllai së pari të kërkojë ndihmë nga vëllai, të këshillohet me te, apo me dike që i ka punuar me kokë”.

A duhet shtoi ai të kërkohet ndihmë si tha nga familja apo nga dikush “ që përherë në histori nuk zgjedh mjete të shkatërroj këtë familje”.

Në dy dekadat e shkuara Mali i Zi hoqi dorë nga vetvetja

Sipas tij në dy dekadat e shkuara pushteti në malin e Zi udhëhoqi vendin “ në rrugën që asnjëherë përpara në histori nuk ka shkuar” duke vlerësuar se ajo hoqi dorë nga vetvetja dhe iku nga thelbi.

“Besoj s kësaj i ka ardhur fundi. Pres ndërtimin e raporteve miqësore me të gjithë në regjion së pari me më të rëndësishmit, më të fuqishmit dhe më me perspektivën, pra Serbinë”.

Lidhur me zgjedhjet lokale në Nikshiq, ai vlerësoi se porosia e kryeministrit Krivokapiq se nuk qëndron prapa askujt nuk, “është rast i shpeshtë, që bartësi i listës me të cilën u bë kryeministër të heq dorë nga votuesit e vetë”.

Ai ka kritikuar edhe anëtarësimin në NATO ndonëse qytetarët e Malit të Zi ishin kundër. "Ajo që malazezëve nuk iu mundësua, kur shumica ishin kundër hyrjes në NATO, pak muaj më vonë disa vende të BE-së i vendosën sanksione Rusisë ndër to edhe Mali i Zi dhe kjo qeveri po vazhdon politikën e njëjtë” tha Bulajiç.

Sanksionet sipas tij nuk iu vendosen miqe dhe nuk janë akt miqësor.

“Përkundrazi, është akt armiqësor dhe nuk mund të jetë interes nacional i Malit të Zi. Ky është interes i dikujt tjetër. Por interesi i Malit të Zi dhe shumicës së qytetarëve sigurisht nuk është”. tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat