Në veri të Kosovës në 74 vend-votime të drejtë vote kanë mbi 43 mijë persona

Lajme

Në veri të Kosovës në 74 vend-votime të drejtë vote kanë mbi 43 mijë persona

Nga: F.B Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 09:26
Mitrovicë

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në veri të Kosovës në 74 vend-votime të drejtë vote kanë mbi 43 mijë qytetarë, shkruan “Radio Kontakt Plus”, që është numër më i vogël i vend-votimeve krahasuar me zgjedhjet e kaluara, transmeton “Bota Sot”.

Kështu me vendim të KQZ në Leposaviq nga 31 vend-votime tash do jenë vetëm 25, në veri të Mitrovicës nga 27 vetëm 23, Zubin Potok nga 15 , një më pak 14 dhe Zveçan nga 13 po ashtu një më pak 12 vend-votime.

Nga numri 43 mijë qytetarëve me drejtë vote, në veri të Mitrovicës në listën e votuesve janë 17.300, Leposaviq 12.600, Zveçan 6.800 dhe Zubin Potok rreth 6. 500 votues.

Në veri të Mitrovicës ka 7 qendra votimi në shkollat "Sveti Sava", Skollën e Mesme Teknike "Mihailo Petroviç Alas", Shkollën e Medicinës, Suhadoll, Lagjen Boshnjake, Mikronaselje dhe në rrugën e Kollashinit te tre soliterat.

Sot si vëzhgues të Demokracisë në veprim në gjithë Kosovën janë angazhuar 602 persona, në veri 22 prej të cilëve nga 16 , ekipi mobil me katër persona dhe koordinatori.

Qytetarët do të mund të votojnë me letërnjoftime të Kosovës, pasaportë apo patentë shoferi dhe për herë të parë zgjedhjet mbahen pa prani të OSBE-së.

Në zgjedhje po marrin pjesë 28 subjekte dhe 21 parti politike, dy koalicione dhe 5 iniciativa, ku 1 mijë e 79 kandidatë luftojnë për 120 vende në parlament.

Nga 120 vende, 20 janë të rezervuara për bashkësi jo-shumicë, 10 për serbët dhe 10 për bashkësitë tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat