Nga Zvicra vjen propozimi: Ja kush duhet të jetë kryetar i ri i LDK-së

Lajme

Nga Zvicra vjen propozimi: Ja kush duhet të jetë kryetar i ri i LDK-së

Nga: P.R Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 20:24
Kryesia e LDK-së

Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Wilisau të Zvicrës, përmes një komunikate për media kanë propozuar Kujtim Shalën si kandidat për kryetar të ri të LDK-së.

“Të gjithë ata/ato që iken nga LDK dhe manipuluan me paknaqsitë e anëtarsisë së LDK-së dhe e derguan në VV, mos tu lejohet kthimi në LDK sepse e kanë humbur besimin tonë. Ne mendojmë se figura më e pranueshme për mbarë anëtarsin e LDK-së është akademik Kujtim Shala, andaj propozojmë se është kandidati më serioz për të parin e LDK-së”, thuhet në komunikatën e nëndegës së LDK-së në Wilisau, përcjellë “Bota sot”.

Komunikata e plotë:

REAGIM I NËNDEGËS SË LDK-së NË WILISAU!

Image
Kryesia Qendrore e Nëndegës së LDK-së në Wilisau

Kryesia Qendrore e Nëndegës së LDK-së në Wilisau, mbajti mbledhjen e sajë në Zofinge, me 20.02.2021! Ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte, humbja e LDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën me 14.02.2021 në Kosovë. Nga të gjithë anëtarët e kryesisë, gjatë diskutimit të tyre, shprehën pakënaqësitë dhe indinjatën e thellë ndaj kryetarit Mustafa, kryesisë së LDK-së, kryetarëve dhe kryesive të Degëve dhe Nëndegëve!

Unanimisht u kërkua që secili që ka përgjegjësin, në të gjitha nivelet drejtuese të partisë, duke filluar nga Nëndegët, Degët, Kryesia Qendrore dhe kryetari i LDK-së, të reflektojnë dhe të japin dorëheqje të parevokueshme. Ky do të jetë hapi i parë që do i hapte rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në të gjitha nivelet drejtuese të partisë.

Konsiderojmë se duhet të bëhet njė reformim i thellë nė parti, çdo zgjedhje parciale si zgjedhja e kryetarit të partisë apo edhe të Kryesisë Qendrore, nuk është zgjidhje që qetëson revoltën e anëtarsisë, përkundrazi, vetëm sa e thellon atë. Nuk mundë të zgjedhë kryetarin dhe kryesin e LDK-së një kuvendë që mbanë përgjegjësi për gabimet që ka bërë.

Gjithashtu kuvendi i ri duhet ta ndryshoj statutin dhe të largohet neni diskriminues në mënyrë që secili që ka vullnet dhe ambicie për të kandidue, t’i jepet mundësia ti nënshtrohet votimit të fshehtë. Kryesia e Nëndegës në Wilisau kërkon që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen edhe në degën dhe nëndegët e LDK-së në Zvicër.

Kryesia aktuale e degës së LDK-së në Zvicër mbanë përgjegjësin kryesore për humbjen e votës në Zvicër. Ajo, me caktimin e tre kandidatëve të mundshëm për deputet nga Zvicra, shkeli normat demokratike dhe tregoi arbitraritetin e saj të radhës duke i mohuar të drejtën e mendimit dhe propozimit shumë nëndegëve. Rezultati shumë i dobët i LDK-së në këto zgjedhje është edhe si rrjedhojë e punës së keqe dhe mospunës së kryesisë aktuale të Degës së LDK-së në Zvicër. Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Wilisau, sugjeron se kandidati për kryetarë të LDK-së, duhet të jetë një figurë që delë nga brumi i LDK-së, e assesi satelit që dje ka ardhur në LDK.

Të gjithë atyre përsonave që me sjelljet e tyre nxiten moskënaqësinë dhe urrejtjen ndaj tyre, mos të ju lejohet kandidimi i tyre! Të gjithë ata/ato që ikën nga LDK dhe manipuluan me pakënaqësitë̈ e anëtarsisë së LDK-së dhe e dërguan në VV, mos tu lejohet kthimi në LDK sepse e kanë humbur besimin tonë.

Ne mendojmë se figura më e pranueshme për mbarë anëtarsinë e LDK-së është akademik Kujtim Shala, andaj propozojmë se është kandidati më serioz për të parin e LDK-së.

Komisioni për informim pranë nëndegës së LDK-së në Wilisau, Kryetari, Fehmi Gagica

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat