Radhë kilometrike në Morinë drejt Kosovës.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga abcnews.al kolona automjetesh me qytetarë nga Kosova po kthehen në shtëpitë e tyre, pasi kanë vizituar Shqipërinë.
Me mijëra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në Shqipëri, kryesisht pranë bregdetit, duke u favorizuar kështu nga moti me diell dhe temperatura të larta.