Kështu do të duket Aeroporti i Vlorës, që do ndërtohet nga kompania e Behgjet Pacollit

Lajme

Kështu do të duket Aeroporti i Vlorës, që do ndërtohet nga kompania e Behgjet Pacollit

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:38
Aeroporti i Vlorës

Kompania “Mabex Group”, në pronësi të biznesmenit dhe politikanit shqiptar Behgjet Pacolli, do të jetë kompania që do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës.

Lajmi është bërë me dije në një konferencë për media, nga kryeministri Rama dhe ministrja Balluku.

Aeroporti i Vlorës do të kushtojë plot 104 milion euro dhe do të jetë siç tha ministrja Balluku, shtëpia e kompanisë ajrore shqiptare “Air Albania”. Veç kompanisë së Pacollit, për ndërtimin e Aeroportit do të angazhohen dhe dy kompani të tjetra, YDA – Group dhe 2A Group SH.PK.

Rama nuk e fshehu optimizmin për kryesimin e konsorciumit nga kompania e Behgjet Pacollit.

“Jam i lumtur që baza e këtij kosnorciumi është një kompani e famshme që mban flamurin shqiptar, kompania e Behgjet Pacollit. Prej kohësh më ankohet si nuk m’u dha mundësia të bëj diçka për Shqipërinë.

Më vjen mirë të kemi një kompani shqiptare që mund të vëmë para përgjegjësisë dhe të jemi të çliruar nga çdo pengesë e natyrës së këtyre marrëdhënieve me kompani të huaja që mund të jenë kaq të interesuara por në momente të caktuara bëhen shurdhe për kompaninë që mund të kesh”, tha Rama.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat