Ja çfarë thotë analisti ushtarak serb për bashkëpunimin e ushtrisë së Kosovës dhe Izraelit

Lajme

Ja çfarë thotë analisti ushtarak serb për bashkëpunimin e ushtrisë së Kosovës dhe Izraelit

Nga: F. B. Më: 15 mars 2021 Në ora: 10:27
Vlada Raduloviq

Analisti ushtarako-politik Vlada Raduloviq me rastin e paralajmërimit se Forcat e Sigurisë së Kosovës “së shpejti do të vendosin raporte bashkëpunimi me Izraelin”, ka theksuar se Prishtina duhet të pranojë faktin se ajo ende nuk ka ushtri, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

"Sado që ata të flasin për vendosjen e ndonjë bashkëpunimi ushtarak me Izraelin, ajo është shkronjë e vdekur në letër sepse juridikisht e formalisht ende nuk janë ushtri. Nga ana tjetër, nëse Izraeli pranon një bashkëpunim bilateral ajo mund të jetë në kuadër të trajnimeve eventuale, stërvitjeve të përbashkëta”, tha ai.

Sipas tij “nëse në Prishtinë duan të sigurojnë ndonjë teknikë në kuptimin e sistemeve kundër-blinduese, ata ende nuk kanë leje për këtë, por është tregim hipotetik dhe me gjasë ajo mund të jetë armatim për gjuajtje” .

Raduloviq nënvizoi se Izraeli për shkak të raporteve të mira me Serbinë nuk do të intensifikojë bashkëpunimin me Prishtinën në atë nivel.

Duke përfunduar ai shtoi se "Prishtina duhet të pranojë faktin se në këtë moment ajo ende nuk ka ushtri".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat