Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar sot se Serbia respekton marrëveshjet e nënshkruara dhe është e gatshme për dialog e kompromis, por jo për shantazhe edhe kërcënime, transmeton “Bota Sot”.
Sipas Vuçiq bazuar në deklaratat e kryeministrit të zgjedhur Kurti qartë po shihet kush nuk dëshiron dialogun.
Këtë Vuçiq e tha në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se cili është fati i marrëveshjes së Uashingtonit, ndërlidhur me deklaratën e kryeministrit Kurti rreth kësaj marrëveshje.
Më pas presidenti Vuçiq ka shtuar se "sa i përket Serbisë, ajo përherë respekton marrëveshjet e nënshkruara, ndërsa dikush thotë se nuk i intereson Asociacioni i komunave serbe, por e intereson asociacioni i komunave mes Rugovës edhe Sharrit, atëherë qartë kjo do të thotë se ai nuk dëshiron dialogun”.
Vuçiq ka përsëritur se Serbia përherë do të jetë e gatshme për dialog dhe kompromis, por jo edhe për shantazhe edhe kërcënime.