Shtohen fluturimet ditore në Evropë

Lajme

Shtohen fluturimet ditore në Evropë

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Fluturimet ditore janë shtuar në Evropë më shumë, pasi janë rritur më shumë numrat e vaksinimeve.

Kjo u bë e ditur nga raporti i fluturimeve që është përgatitur nga Organizata Evropiane për Sigurinë e Fluturimit Ajror (EUROCONTROL).

Sipas të dhënave të fluturimeve të javës së kaluar, numri i fluturimeve ditore në Spanjë u rrit për 32 për qind me 2,182 fluturime, në Itali për 39 për qind me 1,651 fluturime , shkruan NTV.

Ndërsa, Greqia kishte 833 fluturime me një rritje prej 49 për qind dhe Gjermania 2,518 fluturime me një rritje prej 19 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat