Nëse e shihni këtë person, lajmëroni policinë

Lajme

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni policinë

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 12:54
Mergim Dervish Gashi

Policia e Kosovës po kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Mergim Dervish Gashit, të lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Sipas një njoftimit të drejtorisë rajonale të policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

“Personi i kërkuar është Mergim (Dervish) Gashi i lindur me 08.12.1995 në Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Kanosje” Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë. e-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat