Vdes nëna e deputetit të Kosovës, këto janë fjalët prekëse të tij

Lajme

Vdes nëna e deputetit të Kosovës, këto janë fjalët prekëse të tij

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 10:18
Raba Gashi

Është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare nëna e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Latifi përmes një njoftimi në facebbok ku edhe i ka thurur disa vargje për humbjen e nënës.

Njoftimi i plotë i Gashit:

“Të nderuar miq e dashamirës

Me hidhërim të thellë ju bëj me dije, se sot me datë 09.07.2021 në moshen 88 vjeçare u nda nga jeta Nëna jonë, Raba Gashi

Oj Nanë gjithë këtë jetë e pate luftë me vuajtje, sfida e sakrifica kushtuar familjes dhe lirisë së Atdheut ndaj dhe ne do të ndjehemi përherë krenarë për emrin dhe veprën tënde.

Kujtimi për Ty oj Nanë gjithmonë do të mbetet i paharruar.

Oj Nanë

Çdo lot që ke derdhur nga sytë e tu

për mua, për ne, oj Nana ime, Nëna jonë, tu bëftë parajs në jetën që shkove!

Lamtumirë Nana jonë – Heroina jonë!

Njoftim: varrimi bëhet sot me 09.07.2021 , në ora 19 e 30 min.

Ne varrezat e fshatit Dobërdol- Komuna e Podujevë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat