Detaje të reja/ U kapën duke “fluturuar” drejt Vlorës, dy shqiptarët nga Kosova veturat i kishin marrë me qira në Zvicër

Lajme

Detaje të reja/ U kapën duke “fluturuar” drejt Vlorës, dy shqiptarët nga Kosova veturat i kishin marrë me qira në Zvicër

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Policia e Shtetit publikoi një ditë më parë pamjet, ku dy automjete luksoze, Lamborghini dhe një BMW, lëviznin në autostradë në drejtim të Vlorës, me shpejtësi skëterrë.

Fillimisht drejtuesit nuk i nlauan policisë, ndërsa u kapën pak më vonë në një postbllok tjetër.

Ndërkohë, media zvicerane Blick ka zbuluar të tjera detaje. Makina Lamborghini ishte marrë me qira nga 40-vjeçari kosovar në një kompani për dhënien me qira të makinave luksoze në Schuebelbach të Zvicrës. Pronari i kompanisë nuk ka komentuar ngjarjen, pasi ishte me pushime dhe nuk kishte dijeni për ngjarjen, shkruan gazeta.

Ndërkohë, mjeti tjetër BMW drejtohej nga një 37-vjeçar, gjithashtu nga Kosova. Makina e tij i përket një kompanie pastrimi në kantonin Schwyz. Shefi i tyre është gjithashtu me pushime  dhe nuk ishte në dispozicion për Blick.

Kujtgojmë se drejtueis i mjetit Lamborghini u gjobit me 168 mijë lekë, kurse ai BMW me 120 mijë lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat