“Ky është një Ballkan i ri, evropian”/ Pa kryeministrin Kurti, çfarë po planifkojnë Rama, Vuçiq dhe Zaev

Lajme

“Ky është një Ballkan i ri, evropian”/ Pa kryeministrin Kurti, çfarë po planifkojnë Rama, Vuçiq dhe Zaev

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 10:02
Foto nga takimi online

Këtë të enjte një takim virtual është zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama, me homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev.

Ku ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se në këtë takim është rënë dakord mbi përgatitjet për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal në Shkup më 29 korrik.

“Këtë mëngjes kam pasur takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, po e organizojmë në Shkup më 29 korrik duke u lidhur edhe më shumë për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve tanë. Ky është një Ballkan i ri, evropian”, shkruan Zaev.

Mirëpo në këtë takim, siç duket nuk ka qenë i mirëpritur e as i ftuar, kryeminsitrin Albin Kurti, ndonëse edhe Kosova është pjesë e Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat