Vuçiq nuk ndalet, ja çfarë thotë tani për Kosovën

Lajme

Vuçiq nuk ndalet, ja çfarë thotë tani për Kosovën

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 12:26
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një intervistë me të përditshmen gjermane “Handelsblatt”, tha se qëllimi i Serbisë është integrimi në Bashkimin Evropian, duke shtuar se nuk ka asnjë alternativë tjetër. Por ai theksoi se Kina është partner i rëndësishëm i Serbisë.

“Ne kemi vendosur – qëllimi ynë është dhe mbetet BE”, tha Vuçiq.

Kur u pyet për dialogun Kosovë-Serbi, Vuçiq tha se neovijtet kompromis për këtë çështje.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të ketë paqe të qëndrueshme. Serbia dhe unë duam paqe. Le ta ndalojmë çmendurinë e së kaluarës. Atëherë i gjithë rajoni mund të bëhet motor i rritjes së re për Evropën”, tha Vuçiq.

Vuçiq gjithashtu tha se nëse anëtarësimi i Serbisë në BE do të konkretizohej, Rusia nuk do të reagonte në si në rastin e Ukrainës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat