Edhe BIK-u uron Distria Krasniqin për medaljen e artë të fituar në “Tokio 2020”

Lajme

Edhe BIK-u uron Distria Krasniqin për medaljen e artë të fituar në “Tokio 2020”

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 13:35
Distria Krasniqi

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka reaguar pas suksesit historik që ka arritur sot Vjosa Osmani.

Xhudistja nga Kosova ka fituar medalje të artë në xhudo në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Pas këtij suksesi, myftiu Tërnava u shpreh tejet krenar me këtë arritje historike.

Postimi i plotë i Bashkësisë Islame të Kosovës në “Facebook”:

“Sot, në Tokio të Japonisë ku po mbahen Lojërat Olimpike, xhudistja jonë, Distria Krasniqi shkëlqeu që ditën e parë, duke fituar me plot meritë medaljen e artë në Olimpiadën “Tokio 2020”, e dyta kjo për Kosovën.

Distria, sot na bëri krenarë me rangimin në vendin e parë, duke ngritur lartë para tërë botës flamurin tonë, dhe duke prezantuar në formë më të mirë rezultatet e sportistëve të Kosovës. Sportistët tanë, duke na përfaqësuar me krenari e dinjitet, ka kohë që janë kthyer në ambasadorët më dinjitoz në arenën ndërkombëtare .

Urimet më të sinqerta Distria, përzgjedhësit Kuka, popullit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë. Presim shkëlqimin edhe të sportistëve të tjerë në olimpiadë gjatë ditëve në vijim.

Urime Kosovë, jemi të Artë që ditë e parë, Zoti i ndihmoftë djemtë e vajzat tona.

Myftiu i Kosovës,

Naim ef. Tërnava“.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat