Udhëtimi i fundit! Merkel bën bashkë më 14 shtator të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, “përjashtohet” Vuçiq

Lajme

Udhëtimi i fundit! Merkel bën bashkë më 14 shtator të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, “përjashtohet” Vuçiq

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 14:37
Angela Merkel dhe Edi Rama

Udhëtimi i fundit si kancelare do të jetë Tirana. Kryeqyteti ynë është përzgjedhur nga kancelarja Angela Merkel, për të bërë vizitën e fundit zyrtare më 14 shtator. Burime për gazetën Shqip thanë se Merkel ka zgjedhur Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Në Tiranë do të jenë edhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor, në nivel kryeministrash. 

Kancelarja Merkel është investuar të çojë më tej iniciativën e saj më të madhe politike që është “Procesi i Berlinit”. “Berlini zyrtar konsideron se Tirana dhe Rama për këto vite kanë relaksuar marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit, veçanërisht me vizitat e ndërsjella në Tiranë dhe Beograd, të cilat ishin në fillim me armiqësi, por më pas me tone të relaksuara”. 

Por kë parashikohet të takojë Merkel në Shqipëri?

Kujtojmë se kancelarja që po arrin gati 2 dekada në pushtet do të takohet në Tiranë me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, por jo me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, për shkak të formatit të takimeve, ku do të takohen vetëm kryeministrat. Pas takimeve, pritet edhe një konferencë për mediat. Takimi i fundit i Merkel do të jetë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat