Milazim Krasniqi: Ky kriminel nuk duhet të lihet në harresë, ishte numri 2 i kasaphanës në Jugosllavi

Lajme

Milazim Krasniqi: Ky kriminel nuk duhet të lihet në harresë, ishte numri 2 i kasaphanës në Jugosllavi

Nga: P.R Më: 14 shtator 2021 Në ora: 22:27
Borisav Joviq

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se do të duhej të shkruhej e flitej ndër breza për veprimtarinë antishqiptare të Borisav Joviqit, i cili vdiq së fundi.

“HARRESA I AMNESTON KRIMINELËT/ Për Borisav Joviqin dhe veprimtarinë e tij antishqiptare, do të duhej të shkruhej e të flitej gjerësisht ndër ne, me rastin e vdekjes së tij. Siç nuk lihet në harrim veprimtaria kriminale e Hitlerit, Geringut, Himlerit, Gebelsit, Musolinit, kontit Çiano, Stalinit, Berias, Xherxhinskit, Jagodës, Rankoviqit, etj., nuk duhet të lihen në harresë as kriminelët që shkaktan kasaphanën e viteve 90 në ish Jugosllavi. Joviqi ishte numri 2 i asaj garniture nazi-fashiste”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, Kosova ka qenë viktima e parë dhe viktima e fundit e ambicieve të sëmura të atyre serbomëdhenjve patologjikë.

“Gjeneratat e reja të shqiptarëve të Kosovës e të viseve tjera shqiptare në ish Jugosllavi duhet të dinë për ato ngjarje e për ato figura monstruoze, sepse gjyshërit dhe prindërit e tyre kanë pësuar shumë në jetë nga politikat terroriste të këtyre monstrumëve. Nëse ata kriminelë harrohen, faktikisht ata ashtu amnestohen. Ata duhet duhet të kujtohen, që të ndëshkohen. Ndërsa ne duke mos harruar, bëhemi më të fortë”, shkruan profesor Milazim Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat