Pamjet/ Tensione në Kuvendin e Preshevës: Gjuajtje me ujë, fyerje dhe shkulje mikrofonash

Lajme

Pamjet/ Tensione në Kuvendin e Preshevës: Gjuajtje me ujë, fyerje dhe shkulje mikrofonash

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 21:07
Pamje nga Kuvendi

Seanca e Kuvendit Komunal të Preshevës është zhvilluar nën tensione.

Siç raportohet këshilltarët komunal që nga fillimi e kishin devijuar debatin duke folur për tema jashta rendit të ditës.

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi gjatë diskutimeve të tij ishte mjaftë i ashpërt ndaj oponentëve politik.

Ndërsa, në fund të seancës doli para kryesisë së kuvendit ku fillimisht shkuli mikrofonin e më pas gjuajti me ujë dhe ja grisi dokumentat kryetarit të Kuvendit Sami Salihut.

Pamjet e publikuara:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat