“Alo”: Rrezik për serbët, Prishtina dhe perëndimi dëshirojnë të heqin qafe KFOR-in!

Lajme

“Alo”: Rrezik për serbët, Prishtina dhe perëndimi dëshirojnë të heqin qafe KFOR-in!

Nga: F. B Më: 17 shtator 2021 Në ora: 09:41
KFOR

Nëse qeveria Kurti me draft-ligin e ri zgjeron kompetencat e FSK, policia ushtarake e FSK do të marr përgjegjësi të arrestojë pjesëtarët e misioneve ndërkombëtare civile dhe të sigurisë në Kosovë, përfshirë edhe KFOR-in, nëse me veprimet e tyre shkelin aktivitetet e FSK-së, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

Cilat do të jenë ato veprime të FSK që mund të shkelen, ashtu që pjesëtarët e KFOR-it, EULEX-it dhe UNMIK-ut do të “mikpritjen” në burgjet e Kosovës, por ky qëllim ka pas jehonë të keqe në mesin e zyrtarëve të huaj në Kosovë.

Qëllimi i ligjit të Prishtinës – forcat ndërkombëtare të bëhen të tepërta

Profesori të drejtës ndërkombëtare dhe analisti ushtarak Srgjan Perishiç konsideron se e gjithë çështja është paksa e paqartë, por dyshon se kjo vjen nga “kuzhina amerikane “.

Amerika është promotor i shndërrimit të FSK në Ushtri të Kosovës, ata së bashku me vendet tjera po pajisin, trajnojnë, por ushtria amerikane është kryesorja në atë rol. Pikërisht për këtë duke i kaluar nga FSK në Ushtri, me këtë ndryshim duan të porosisin KFOR-in se është i tepërt në Kosovë”, tha Perishiç.

Me fjalë tjera, me këtë ata dërgojnë porosinë se Kosova si shtet ka ushtrinë e vetë dhe misioni i KFOR-it është i tepërt, po kështu edhe misioneve tjera UNMIK edhe EULEX.

Prishtina vetë do caktojë cilat forca ushtarake do mbeten në Kosovë jashtë misionit të KFOR-it, paramendohet se atë do jenë forcat amerikane, kroate edhe ndoshta gjermane, mbase edhe ndonjë shtet tjetër”, tha ai.

Amerika do të përmbyll krijimin e Ushtrisë së Kosovës

E gjithë kjo sillet  para së gjithave rreth KFOR-it si mision të OKB-së, krahas misioneve tjera civile dhe forcave të sigurisë të shpallen të tepërta.

Strukturat perëndimore në krye me ShBA e konsiderojnë me rëndësi instalimin e Ushtrisë së Kosovës që de fakto ekziston, por jo de jure dhe që do të jetë forca e vetme ushtarake në Kosovë. Në përkthim është NATO që do përfundimin e misionit të KFOR-it përmes forcave që do vazhdonin të qëndrojnë jashtë misionit me pëlqimin e Prishtinës. Pra me format tjetër përmes marrëveshjeve bilaterale mes qeverisë së Kosovës dhe NATO-së, apo Amerikës e Zagrebit”, shkruan ai.

Kroatët paralajmëruan kamp ushtarak përkundër KFOR-it

Perishiç përkujton se Kroacia para do kohe paralajmëroi ndërtim të kampit ushtarak jashtë misionit të KFOR-it me shtimin e ushtarëve. Amerikanët do mbanin Bondstillin, tash mbetet të shihet shteti i tretë që do të marr “të drejtën” për vendosje në Kosovë.

Draft-ligji i 9 shtatorit është fazën e konsultimeve, ndërsa sa për përkujtim Serbia ka paralajmëruar se një nga fuqitë e mëdha sivjet do të kërkojë tërheqjen e forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova. Me atë rast nuk është përmendur cila fuqi është, por është thënë se informata vjen nga të dhënat informative të burimeve zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat