Paralajmërohet Kosova, ky është rreziku që e pret nga Rama, përmendet edhe Vuçiq

Lajme

Paralajmërohet Kosova, ky është rreziku që e pret nga Rama, përmendet edhe Vuçiq

Nga: M.H. Më: 18 shtator 2021 Në ora: 19:22
Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka thënë për dy shqiptaret nga Kosova, Distrie Krasniqi dhe Nora Gjakova, se kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e FA shqiptare.

Ai shtoi se nga Ministria e Mbrojtjes do të nisë puna për krijimin e një njësie speciale të kampioneve, në mënyrë që të përfitojnë një status të veçantë për gjithë jetën.

Në lidhje me këtë ka reaguar profesori Enver Bytyçi, i cili paralajmëroi Kosovën se Rama është më i rrezikshëm se Vuçiq, përcjell “Bota sot”

Sipas tij Rama po mundohet të grabis kësaj radhe Norën dhe Distrinë.

Postimi i plotë

Kujdes Kosovë!
Më i rrezikshëm është Rama se Vuçiç!
Hiqet si vëlla e t’i grabit të gjitha!
Kësaj radhe po ju grabit Distrian dhe Norën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat